fbpx

Lokali, ku Cima pinte kafen çdo ditë sot ka veçuar tavolinën e artistit

nga Revista Kosovarja

Aktori i madh shqiptar, Cima vdiq dje si pasojë e COVID-19, në moshën 71 vjeçare.

Ai njihet për humorin e tij dhe skeçet e ndryshme që i ka shfaqur për publikun, e të cilat kanë qenë shumë të dashura, shkruan “Kosovarja”.

Shumë ngushëllime, shumë dedikime e fjalë nga më të mirat kanë kushtuar të gjithë ata që e njohën këtë artist të madh, dhe jo vetëm.

Cima e kishte një vend të dalluar nga të gjithë, ku çdo ditë pinte kafenë dhe po ky vend sot ka përkujtuar myshterinë besnik.

Adelina është ajo që ka postuar në rrjete sociale këtë gjest të bukur e mirënjohës.

“Mbreti im, edhe Grand Caffe ku e ke pi çdo ditë kafenë tande – ka vequar Tavolinen tande – me Qiriun, Lulen dhe Filgjanin tand…
Lum si Ti, Bab’” ka shkruar vajza e Rasim Thaçit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Thaçi Meta (@adelinathaci)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]