fbpx

Ja çfarë ndodhi në takimin Osmani-Pacolli në Kuvendin e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Gazetari, Muhamet Hajrullahu përmes një cicërime në Twitter ka bërë të ditur se pas përshëndetjes së Vjosa Osmanit me Behgjet Pacollin ata janë takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

“Pacolli dhe Osmani pas përshëndetjes, shkruan edhe deri te ambasadori amerikan Kosnet”, ka shkruar Hajrullahu.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani sapo ka hyrë në sallë të Kuvendit të Kosovës ka përshëndetuar ish-bashkëpartiakët e saj të LDK-së.

Një Përshëndetje të ngrohtë ajo ka pasur me Lumir Abdixhikun, Kujtim Shalën, Anton Quni por jo edhe me Avdullah Hotin.

Por synimi i saj është tek deputeti Behgjet Pacolli, ajo ka ftuar si duket në një takim Pacollin, ku aktualisht kanë dal jashtë sallës për një takim kokë më kokë Osmani Pacolli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]