fbpx

“Kush je ti dhe ku është Kida?”, Kidën nuk e njohin shoqëria me ndryshimin e fundit

nga Revista Kosovarja

Orhidea Lafiti e njohur me emrin skenik Kida është një nga top-këngëtaret e momentit.

Kida që nga paraqitja e parë në skenë e deri sot ka arritur të tërheqë vëmendje me zërin sigurisht, por edhe me stilin e veshjet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e re në moshë, por shumë e talentuar dhe e kërkuar nga publiku bën shpesh ndryshime në stil, e kështu ka vepruar edhe së fundi, duke u kthyer në një bionde me balluke e duket shumë seksi.

https://www.instagram.com/p/CNhZherLV9z/

Një shoqe e saj ka publikuar një fotografi të këngëtares dhe ka shkruar se mezi po njihet.

“Kush je ti dhe ku është Kida?” ka shkruar ajo në mbishkrim.

Përndryshe projekti i fundit muzikor i Kidës është “Drunk” dhe këngëtarja ka disa ditë që ndodhet në Dubai, ku sipas të gjitha gjasave atje ka shkuar për të përgatitur këngën më të re në bashkëpunim me një reper gjerman./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]