fbpx

Osmani takohet me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn dhe Komandantin e FSK’së, Rrahman Ramën.

Sipas ZPRK’së, në këtë takim Mehaj dhe Rama e kanë njoftuar Osmanin lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

“Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance”, thuhet në njoftimin e ZPRK’së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]