fbpx

Miloti bëhet romantik për gruan, ka një urim të veçantë për të

nga Revista Kosovarja

Tashmë Miloti dhe Belkizja janë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Miloti njihet si futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe i Bremenit në Gjermani, ndërsa Belkizja nuk shquhet për ndonjë profesion, por ajo falë famës së bashkëshortit ka fituar shumë ndjekës në rrjete sociale.

Sot ka festuar ditëlindjen Belkizja dhe mes shumë urimeve që ka pranuar ajo, nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Milotit, i cili u tregua shumë romantik.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Unë dhe Tian jemi me shumë fat që të kemi në jetë” ka shkruar ai për gruan e tij.

Kujtojmë se ata tashmë janë prindër shumë të lumtur të një djali, që quhet Tian Rashica. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]