fbpx

Angela Merkel merr vaksinën e parë kundër Covid-19

nga Revista Kosovarja

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë vaksinën e parë kundër Covid19. Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i qeverisë së saj, Steffen Seibert.

Në media është publikuar regjistri që dëshmon vaksinimin e Merkel në një nga qendrat e vaksinimit në Gjermani.

Doza e parë e vaksinës për Merkel është nga kompania AstraZeneca.

Deri më sot në Gjermani janë vaksinuar 18.5% e popullsisë, apo 15.4 milionë banorë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]