fbpx

Nga 120 në 100: Qeveria Kurti ulë shtesat për pensionet

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të rregullt tash prej orës 16:00. Ajo ka ulur shtesat për pensionet.

Ndryshe nga 120 euro. Në vetëm 100 euro.

Nërsa ministri Murati ka njoftuar edhe për një vendim tjetër.

“Vendimi tjetër ka të bëjë me mbështetjen në paga për sektorin e shëndetësisë dhe atë të sigurisë. Do të ketë shtesa prej 150 eurove për sektorin shëndetësor për muajin prill dhe maj, dhe nga 100 euro për stafin ndihmës. Për sektorin e sigurisë, bëhet fjalë për 100 euro shtesa për muajt prill dhe maj për ata që kanë qenë të angazhuar për zbatimin e masave në teren dhe i janë ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut”, ka thënë ministri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]