fbpx

Momenti kur qytetari në Tiranë neutralizoi sulmuesin me reagimin e tij të jashtëzakonshëm

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Kamera e ATV ka arritur të kap ekskluzivisht momentin kur personi në fjalë thyen kordonët e sigurisë dhe futet me shpejtësi në shesh duke bërë manovra të rrezikshme.

Janë qytetarët ata të cilët kanë vepruar në kohë, madje me intervenim të dhunshëm duke tentuar të nxjerrin shoferin nga vetura.

Njëri nga ta po konsiderohet si “heroi i ditës” pasi që intervenimi i tij ka qenë jashtë pritjeve. Ai ka kërcyer me te dy këmbët tek dritarja e shoferit, duke e neutralizuar atë ndonëse vetura ishte në lëvizje.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]