fbpx

Yllza Hoti zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur emrin e deputetes së re që i është bashkuar Kuvendit.

Hoti është deputetja e re nga radhët e LVV-së që i është bashkuar Kuvendit.

Ajo ka zëvendësuar Vjosa Osmanin, pas zgjedhjes së kësaj të fundit si Presidente e Kosovës.

Yllza Hoti në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kishte arritur të marrë 5 mijë e 929 vota.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]