fbpx

Reshitaj kërkesë Qeverisë: Siguroni ndihmë financiare për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga Covid-19

nga Revista Kosovarja

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria dhe MSH-ja që të trajtojnë me një ndjeshmëri më të lartë familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga Covid-19.

Ajo u shpreh se duhet të sigurohet urgjent një ndihmë financiare për ta.

“Sot në fjalimin tim në seancë gjatë debatit parlamentar për Pandeminë Covid 19, kërkova nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që të trajtojë me një ndjeshmëri më të lartë kategorinë e familjeve që kanë humbur kryefamiljarin e tyre në betejën me Covid19. Duhet të sigurohet urgjent një ndihmë financiare për ta edhe atë për një periudhë deri sa shtetit te iu krijojë kushte ndonjerit nga familjarëve tjerë të marrë përgjegjësinë e kryefamiljarit. Kategori shumë e ndjeshmë në këtë rast janë edhe ato familje që kanë humbur kryefamiljarin në betejë me Covid 19 dhe kanë lënë fëmijë nën moshën 18 vjeçare. Prandaj të mos lejojmë që ato familje përpos dhimbjes për humbjen e babait, vllaut apo motrës ta kenë stresin e frikën se a do mund e si do mund të sigurojnë kafshatën e gojës”.

https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/1102327533610556

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]