fbpx

Para vizitës në Bruksel, Kurti diskutim të gjerë dhe produktiv me Kosnettin

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka njoftuar se ka diskutuar me kryeministrin, Albin Kurti dhe diplomatin amerikan, Matthew Palmer për dialogun Kosovë-Serbi.

Kosnett përmes një postimi tha se diskutimi ishte i gjerë dhe produktiv.

Ai po ashtu u shpreh se procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik.

“Natën e kaluar patëm diskutim të gjerë dhe produktiv me PM@ AlbinKurti dhe Matt Palmer, i Departamentit të Shtetit. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik“, shkroi Kosnett.

Diskutimi është bërë dje, ndërsa sot Kurti do të niset për Bruksel për takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]