fbpx

Petkoviçi provokon nga Graçanica: Me njerëzit tanë në zemër të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç po qëndron në Kosovë. Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës.

Petkoviq shkroi në Instagram se si ai i festoi Pashkët “në zemër të Kosovës”.

 

Edhe një javë më parë, Petar Petkoviç e ka vizituar Kosovën, me ç’rast dorëzoi çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut si donacion nga Serbia.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i pati thënë Gazetës Express se ai kisht marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ajo pati deklaruar se nëse Petkoviqi s’e respekton marrëveshjen e Brukselit do të marrin masa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]