fbpx

Argjira Spanca, a po bashkëjeton me balerinin Graciano Taganin?!

nga Revista Kosovarja

Balerini i njohur Graciano Tagani bëri të ditur gjatë një interviste për emisionin “Why not” se është në një lidhje dashurie dhe ka nisur bashkëjetesën. Graciano u shpreh se dashuria për partneren e ka plotësuar shpirtërisht.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, ka treguar Graciano.

Burime për “Panorama” zbuluan se e dashura e tij është moderatorja simpatike Argjira Spanca. Dyshja janë prej muash pjesë e emisionit “E diell” dhe me siguri aty ka nisur dhe historia e tyre.

Por si reagoi Argjira pas lajmeve për të dhe Gracianon? Moderatorja ka publikuar në Instastory një foto nga darka me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin, teksa shkruan “Njerëzit e mi”, duke pohuar në heshtje lajmet.


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]