fbpx

Ja deri kur do të zgjasë moti me shi

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Erërat do të vazhdojnë të fryjnë nga jugperëndimi. Gjatë ditës mund të ketë edhe riga të izoluara shiu në ndonjë rajon.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale më të theksuara nê pjesën veriore tê Shqipërisë ku priten edhe riga lokale shiu.

Të shtunën në Shqipëri intensifikim dhe zgjerim i reshjeve tê shiu. Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera priten vranësira dhe ndonjê interval kohor me diell. Në Kosovë riga shiu sidomos në Dukagjin e shumë më pak në pjesën veriore dhe verilindore të vendit.

Të dielen alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende mund të ketë riga afatshkurtra shiu.

Të hënën më ngrohtë dhe me më shumë diell, por me erëra të herëpashershme nga jugu dhe jugperëndimi dhe vranësira të herëpashershme. Të martën ngrohtë, por pasdite vonë në Kosovë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]