fbpx

Haxhiu: Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas tollovisë së shkaktuar tek salla “1 Tetori” në Prishtinë, për shkak të procesit të vaksinimit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të mbajë distancë, duke postuar një fotografi të turmës së të moshuarve që pop resin para sallës “1 Tetori”

“Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë? Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve. Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion”, ka shkruar Haxhiu.

Po ashtu ai tha se kjo situatë po i rrezikon të moshuarit.

“Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim. #Mbaje distancën Albin”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]