fbpx

Petkoviq: Është e rrezikshme që Albin Kurti nuk flet për këtë çështje

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të mbrojë kishat serbe në atë territor, por sipas tij, dëshiron t’i paraqesë ato si trashëgimi shqiptare.

“Është e rrezikshme që Albin Kurti nuk flet për origjinën, domethënë kush është pronari i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ai nuk përmend Kishën Ortodokse Serbe ose shtetin e Serbisë, por i sheh ato në kontekstin e historisë shqiptare”, ka thënë Petkoviq për RTS.

Sipas tij, është çështje “hipokrizie” e Prishtinës dhe “mashtrimit” të bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]