fbpx

Nëna i nxjerr shoferit gishtin e mesit, ai del nga makina dhe i merr jetën djalit të saj 6-vjec

nga Revista Kosovarja

Opinioni publik në SHBA është shokuar nga ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Los Angeles.

Siç raportojnë mediat e huaja, një shofer i kishte prerë rrugën me makinë një gruaje e cila po udhëtonte, edhe ajo me automjet.

Në këtë moment, në nervozim e sipër ajo i ka drejtuar burrit “gishtin e mesëm”, por këtu më pas nisi e gjitha. Burri, sapo pa këtë veprim, nxjerr armën dhe godet drejt makinës së gruas, ku si pasojë humbi jetën vogëlushi i saj.

Bëhet fjalë për një fëmijë 6-vjeç. Mediat e huaja, kanë mundur të zbulojnë dhe fjalët e fundit të thëna prej tij: “Mami, po më dhemb shumë barku”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]