fbpx

Ky këngëtar shqiptar do të hapë ceremoninë e Kampionatit Europian

nga Revista Kosovarja

Andrea Bocelli do të jetë protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së EURO 2021 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Megjithatë, i pari që do të ngjitet në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s do të jetë këngëtari shqiptar, Ermal Meta.

Mësohet se këngëtari shqiptar do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”.

Ndërsa Bocelli do të interpretojë “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]