fbpx

“Hana Dekor” zgjedhja e parë e shqiptarëve të Diasporës për dekorimin e festave

nga Revista Kosovarja

Dukë këruar në “Instagram” për biznese shqiptare në Diasporë, gjejmë “Hana Dekor” që merret me dekorimin e eventeve të ndryshme, duke nisur nga ato më privatet si ditëlindje, fejesa, martesa, baby-party, ahengje të ndryshme, etj.

Sapo i hedhem një shikim galerisë së fotografive të postuara, fituam përshtypje tejet pozitiv për punën e mrekullueshme dhe kreative. “Hana Dekor” e tejakalon të bërit dekor, sepse pertej kësaj, bënë art.

Po, kush fshihet pas këtij biznesi? Kuptojmë se pronare e “Hana Dekor”, është Rejhana Iseni, e cila me origjina është nga Lugina e Preshvës, por që jeton dhe vepron në Zvicër.

Rejhana është femër e zonja, nënë e dy fëmijëve, me profesion infemriere e që e ka pasion dekorin.

“E kam shumë për zemër dekorin dhe gjithçka nisi duke dekoruar ambientet e shtëpisë me rastin e festave, pastaj nisa të dekoroj për shoqeri dhe kështu filloi të rritej rrethi, derisa morra guximin të hapë një faqe për ti njoftuar njerëzit me punën time. Faqja e “Hana Dekor” shërben si urë lidhëse mes nesh dhe klientëve, numri i të cilëve po shtohet përditë e më shumë. Gjithashtu, aty prezantohet puna ime, që kryesisht e bëjë e vetme, por shpesh edhe me asiatencen e bashkëshortit”, thotë Rejhana, duke shtuar se përditë ka shumë porosi brenda Zvicres, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Me Rejhanen flasim edhe për festat ose eventet më të veçanta. “Ka shumë festa unike që kam realizuar, ama do të përmendja festen familjare të mr.mrs.aliu , hapjen e sallonit të Ajkune_professional dhe atë të Coiffeur.amelia”

“Hana Dekor” përditë e më shumë po bëhet zgjedhja e parë e shqiptarëve të Diasporës, e kjo për shkak të punës ciësore, tejet kreative dhe korrektësisë se pakrahasueshme. Mësojmë se klientë të kësaj firme dekori janë edhe të huajt.

Në planet e pronares së “Hana Dekor” mësojmë se është hapja e lokalit, për çka edhe është duke punuar në këtë drejtim.

Më poshtë gjeni një galeri me foto dhe video nga puna mbreslënëse e Rejhanes dhe firmes së saj:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]