fbpx

Meghan Markle po i rrit fëmijët me nënën e saj, pa dado e shërbëtore

nga Revista Kosovarja

Nëna e Meghan Markle , Doria Ragland e ka ndihmuar shumë Dukën dhe Dukeshën e Sussex pas lindjes së vajzës së tyre,Lili .

Dyshja kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Dorian dhe ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. Markle dhe Princi Harry janë mirënjohës që kanë Ragland në shtëpinë e tyre në Montecito, California, për të ndihmuar me Lilin dhe Archie.

Një burim i brendshëm i tha të përjavshmes amerikane: “Meghan është shumë mirënjohëse që ka nënën e saj si mbështetje dhe Harry thjesht e adhuron atë’’.

Cifti është lumturuar nga dhuratat për të voglën, por ata kanë qenë më mirënjohës për kohën e kaluar mes gjyshes dhe mbesës.

Për ardhjen në jetë të së voglës janë lumturuar të gjithë përfshirë këtu Princin Charles i cili ka patur një marrëdhënie të tensionuar me Princ Harry.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]