fbpx

Akullore kremoze pa sheqer fare por e shijshme

nga Revista Kosovarja

Nëse i kushtoni vëmendje linjës së trupit, do ta adhuroni këtë ëmbëlsirë.

Përbërësit e nevojshëm për 3 vakte:

– 3 banane të ngrira;
– 1 grusht mjedra të ngrira;
– 1 grusht manaferra të ngrira;
– 2 lugë të vogla kakao.

Nga këta përbërës mund t’i bëni tri shije akulloreje.

Përgatitja:

Pritni 3 banane, një banane dhe mjedrat miksoni në blender. Pastaj qitni në tepsi dhe zbukuroni me mjedra.

Për vaktin e dytë miksoni në blender bananet dhe manaferrat, ndërkaq vaktin e tretë do ta përgatitni duke përzier bananen dhe kakao dhe duke i miksuar në blender dhe në fund i qitni në tepsi dhe i zbukuroni me çokollatën për zierje, të grirë në blender.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]