80
Një zjarr dyshohet të ketë përfshirë një lokacion të tregut në Fushë Kosovë, ndërsa tymi është shpërndarë edhe në Prishtinë.
Nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri, si dhe nuk dihet nëse përveç dëmeve materiale ka edhe persona të lënduar.
Në foto shihen zjarrëfikësit dhe ekipet e policisë të kenë shkuar në vend të ngjarjes.



