fbpx

Zbulon Modelja ruse, kënga e fundit e Don Xhonit dedikim për të

nga Revista Kosovarja

Pasi e shprehu publikisht pëlqimin për reperin Kosovar, njejt ia ktheu dhe ky i fundit ku në një video live i tha se dëshiron t’ia puthë buzët.

 

Dyshja u aludua se kanë filluar një lidhje distancore duke qenë se Ariana Lirey, jeton në rusi dhe artisti, Don Xhon është nga Drenica, dhe takimi i tyre ende nuk ka ndodhur.

Së fundmi, Doni ka lansuar projektin më të ri muzikorë “Deri Kur”, një tekst për dashurinë që nuk dihej për kë është shkruar, shkruan “Kosovarja”.

Këto pikëpyetje i ka shuajtur modelja ruse e cila postoi një pjesë të këngës dhe shkroi: “Do të bleja gjithçka përpos dashurisë tënde. Faleminderit për këtë këngë, Babushka boy”.

Kështu bukuroshja zbuloi se kënga është dedikim veqanarisht për të, por çfarë lidhje ka dyshja ende nuk është e qartë. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]