fbpx

Robert Berisha surprizon ndjekësit me këtë VEPRIM ndaj Nora Istrefit!

nga Revista Kosovarja

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndarë prej kohësh por i kemi parë tek bëhen bashkë kohë pas kohe për vajzën e tyre,Renee.

Dyshja duket se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrit përkundër ndarjes që bëri shumë bujë, pasi ishin padyshim ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku.

Së fundmi ka qenë Roberti që ka habitur ndjekësit duke treguar përkrahjen e tij për ish-gruan, e cila sapo ka publikuar një projekt të ri muzikor.

Roberti ka publikuar një video nga vetura e tij ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën.

Artisti madje ka bërë edhe tagg Norën duke treguar kështu raportet e mira mes tyre.

Ndryshe dyshja edhe pse të ndarë prej kohësh vazhdojnë të jenë single.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]