fbpx

I dashuri misterioz i Anës është nga Prishtina? Ish-konkurrentja si duket po zbulon detaje!

nga Revista Kosovarja

Pas daljes nga programi, Ana Kauri konfirmoi se ka nisur një lidhje dashurie, por duke mos zbuluar asnjë detaj rreth tij.

E pyetur disa herë në media, ish-konkurrentja ka thënë se do ta mbajë për vete dhe nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

Përkundër përpjekjeve për fshehje, javë më parë në media qarkulloi një fotografi kur brunja shihej me të dashurin edhe pse me fytyrë të mbuluar.

E ftuar në ‘’60 sekonda’’ Ana u pyet se përse po viziton kaq shpesh Prishtinën dhe përgjigjja e saj ishte: ‘’E dua shumë si vend’’.

Por jo, këtu ka diçka më shumë kë mashtron Ana?!

Shprehja e fytyrës së saj në rastin e dhënies së përgjigjes tregonte se ish-konkurrentja nuk u tregua e sinqertë me përgjigjen dhe mendja na shkoi menjëherë tek i dashuri i saj misterioz.

Mos vallë Ana sapo na zbuloi se djaloshi që ia mori zemrën është nga Prishtina dhe kjo është arsyeja e vizitave të shpeshta të saj? Epo duket se e kapëm! Ana po zbulohet vet dalngadalë!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]