fbpx

“..fjalët e fundit që i kemi shkëmby”, Adelina i uron të atit të ndjerë ditëlindjen me fjalë prekse

nga Revista Kosovarja

Humoristi i njohur kosovar, tashmë i njderë, Cima, sot do të festonte vjetorin e tij të 72-të.

Atë e kujtojnë ende publiku që u rrit me shakat e tij derisa dhimbjen më të madhe e kanë familjarët, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, vajza e tij Adelina Thaçi-Meta erdhi me një dedikim emocionues ndaj të atit.

“Urime ditëlindja babi. Çdo festë e ditëlindje, qenka e vështirë shumë, sot Viberi më alarmoj për ditëlindjen tënde, e i pashë dhe fjalët e fundit që i kemi shkëmbyer, haj bre babë fort u mërzita. Shpirti tu bëftë dritë. Edhe sot do ta çojë një gotë për ty, edhe pse do ta kem vështirë me e përbi. Thjesht po më mungon përqafimi yt, fjalët, zëri, gjithçka”, ishin fjalët e Adelinës.

Ai ndërroi jetë më 26 mars të këtij viti, që shkak ishte virusi COVID-19, i cili pas një nevoje për gjak filloi të rikuperohet por nuk ia doli. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]