fbpx

U kritikua ashpër, Capital T rregullon gabimin dhe vendos kryqin e hequr në videoklip

nga Revista Kosovarja

Ditë më parë Capital T u bë objekt kritikash pasi në videoklipin e tij të fundit “Buzëqeshja” fansat vërejtën detajin që në Katedralen e Shën Shtjefnit të Shkodrës, e cila duket në prapavi por pa kryqin mbi katedrale.

Kjo gjë zgjoi kritika të mëdha tek publiku dhe ndjekësit, të cilët kritikuan ashpër reperin për heqjen e kryqit duke e akuzuar për dallime fetare.

Reperi përmes rrjeteve sociale është arsyetuar duke e lënë fajtor produksionin filmik që e ka realizuar videoklipin për heqjen e kryqit.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”- shkroi reperi, i cili sot e ka rregulluar “gabimin”.

Videoklipi është rikthyer në “Youtube” por kësaj radhe me kryqin mbi katedrale.

Njoftimin e ka bërë vetë reperi përmes rrjeteve sociale.

KLIPI “BUZEQESHJE” OSHT KTHY NE VERZIONIN ORIGJINAL TE TIJ PA GABIME EDHE ME + N VENT VET
EDHE NIHER KERKOJ FALJE PER KREJT SITUATEN E KRIJUAR.
SHUME RESPEKT E DASHNI PER KREJT SHQIPTART E MI ANE E MBANE BOTES PA DALLIME FETARE APO T’ASNI LLOJI, SHIJOJENI KANGEN
JU DON KAPO.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]