fbpx

Rikthehet në ekran Kaltrina Ajeti, zbulon të fshehtat e grave të politikanëve

nga Revista Kosovarja

Kjo verë ka sjell një risi të këndshme në spektrin medial kosovar, sezonin e ri të emisionit “Divers” në “RTK”.

Edicioni i parë i këtij emisioni me Kaltrina Ajetin, rezervoj shumë befasi, madje sjelli edhe një temë interesante, e cila mëtonte të zbulonte më shumë për jetën e grave të politikanve kosovar.

Të ftuara në studio ishin Jehona Bajrami-Gashi, Nora Luzha-Tahiri dhe Lola Haradinaj. Të trija kanë zbuluar më tepër rreth jetës së tyre si bashkëshorte politikanësh.

Gruaja e Besnik Tahirit, kandidatit aktual për Kryetar të Podujeves, tha se ai është shumë romantik dhe se kështu ka qenë gjithmonë, madje edhe se di të përgatis mirë ushqime tradicionale.

E shoqja e Dardan Gashit, që është në pauzë politike, potencoj se burri i saj nuk është fortë i mirë në kuzhinë, por shtoj se ai merret mjaftë me dy djemtë, madje ngjiten edhe në bjeshkë.

Lola Haradinaj edhe një herë ka shprehur respektin dhe dashurinë e madhe për Daut Haradinajn, me të cilin tregoj se është bashkë qysh kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Tha se Dauti nuk përzihet në kuzhinë dhe se kompetencat me fëmijët ja ka lënë asaj.

Në studion e “Divers” ishte edhe gazetari Nderim Neziri, që bëri komente për grartë e politikanëve dikur dhe sot në Kosovë dhe Shqipëri. Ai, po ashtu ngacmoj me pyetje zonjat në studio, duke prodhuar edhe mjaftë të qeshura.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]