fbpx

Vajza e Trumpit shfaqet në Greqi me të fejuarin miliarder

nga Revista Kosovarja

Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump Tiffany ka zgjedhur Greqinë për të kaluar disa ditë pushimesh në këto ditë vere të nxehta.

Tiffany Trump u fotografua ndërsa shëtiste me të fejuarin e saj miliarder Michael Boulos në ishullin grek të Mykonos këtë fundjavë.

Vajza 27-vjeçare e Donald Trump së bashku me Michael morën një varkë më pas për të eksploruar detin e kaltër të Egjeut.

Tiffany duket se është frymëzuar nga historia e ishullit, teksa u shfaq e veshur me një fustan blu, të shtrënguar në bel me një rrip dhe me një të hapur të guximshme deri në kofshë që e përngjante shumë me perëndeshën e Mykonos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]