fbpx

Ledri e Dafina dikur dashnor, e sot veç skena i bashkon

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi i njohur Ledri Vula, para disa kohësh ishin të dashur, por kur një aksident ndodhi në mes reperit të njohur dhe ish te dashurit të këngëtares gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe ata i dhanë fund lidhjes.

Pas një pauze shumë të gjatë në tregun muzikor, Ledri u kthye me një super hit “100 problemet”.
Kjo bëri që ai të merrte prap vëmendjen që e kishte dikur dhe që atëherë ai nuk u ndal asnjëherë, shkruan “Kosovarja”.

Kujtojmë se tashmë reperi është në lidhje me blogeren e njohur Sara Hoxha dhe kanë një vajzë me emrin Poem Blue.

Ndërkaq edhe këngëtarja është e lidhur me Dj Geek, të cilët edhe po punojnë së bashku sa i përket muzikës.
Si duket Ledri dhe Dafina kanë mbetur thjeshtë shokë të mirë dhe sot ata ndajnë të njejtën skenë.

Dafina ishte ajo e cila e bëri të ditur se ata do të performojnë në njërën nga diskotekat në Prishtinë. /Kosovarja/

Më poshtë mund të shihni postimin:

https://www.instagram.com/p/CSHYoRvIUYg/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]