fbpx

Pas ndarjes së bujshme nga Selena Gomez, ylli botëror zbulon pse ndihet keq kur del me vajzat!

nga Revista Kosovarja

Ylli botëror The Weeknd padiskutim mund të quhet si një nga artistët më të famshëm dhe më të suksesshëm dhe jeta e tij private gjithmonë ka “rrëmbyer” vëmendjen e të gjithëve dhe këngëtarin kjo gjë ka vazhduar ta acarojë.

Vite më parë Selena dhe The Weeknd ishin çift për disa muaj ku më pas u ndanë dhe këngëtari iu rikthye lidhjes me ish-të dashurën e tij modele Bella Hadid. E më pas ai u nda sërish dhe si duket punët e dashurisë nuk janë në vijë fare për artistin.

Sa herë që këngëtari vendos të dalë me një femër të gjithë janë në sulm për të zbuluar më shumë. Ai shpreht se ndihet keq kur del me vajza të cilat nuk i përkasin botë së showbizit dhe famës.
Ai preferon që të mos e kishte një vëmendje të tillë dhe pse në këtë fazë është një rrugë e pashmangshme.

‘Kjo është arsyeja pse unë… përpiqem të mos e bëj shumë,’- pranoi ai. ‘Përpiqem të mos i kushtoj vëmendje vetes. Thjesht më pëlqen të jem në situata normale, një njeri normal. Është një ndjenjë e mrekullueshmë të bësh një shëtitje, pa marrë vëmendjen e askujt.’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]