fbpx

U kapen mat para disa ditësh, ish-konkurrenti i bënë dhuratë të veçantë Anës për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Ana Lleshi ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj me një festë ku të pranishëm ishin miq dhe shokë të ish-konkurrentes dhe nuk munguan as personazhe të “Përputhen”.

Ana mori urime e dhurata të shumta por më e veçanta padyshim ishte ajo nga partneri i saj.

Eltoni që pak ditë më parë u kap me Anën duke u zbuluar lidhja e tyre, i ka dhuruar të dashurës së tij një buqetë me lule me një dedikim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar Eltoni, i cili me Anën u njoh brenda programit duke u bërë pjesë e tij nga fundit por duket se njohja dhe lidhja e tyre është zhvilluar jashtë.

Eltoni ishte i pranishëm edhe tek festa e ditëlindjes dhe afrimiteti me Anën konfirmoi zërat për një “përputhje” të dy ish-konkurrentëve.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]