fbpx

Ftesa për Bregoviqin, vjen reagimi nga Lorik Cana

nga Revista Kosovarja

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta.

Ndër personazhet që ka reaguar për ftesën e Bregovic në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana.

Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhjen e këtij këngëtari në Shqipëri.

Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]