fbpx

Aksident ndërmjet tri automjeteve në Podujevë, mbesin të lënduar tre persona

nga Revista Kosovarja

Tre persona kanë përfunduar me lëndime fizike si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të dielën pasdite në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.

Në aksident ishin të përfshira tri automjete.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën Ali Ajeti në Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]