fbpx

Infermierja në Gjermani zëvëndësoi mbi 8 mijë vaksina anti-COVID dhe i mbushi me serume

nga Revista Kosovarja

Kjo është zbuluar pas një investigimi të Policisë në lidhje me ngjarjen.

Një infermjere në Friesland të Gjermanisë Veriore e cila nuk beson tek siguria e vaksinave ka marrë situatën në “duart e saj”, duke zëvendësuar plot 8600 doza të vaksinave anti-COVID me një serum të thjeshtë që më pas e ka injektuar tek njerëzit që shkonin për t’u imunizuar ndaj koronavirusit.

Kjo është zbuluar pas një investigimi të Policisë në lidhje me ngjarjen.

“Jam i shokuar nga kjo që ka ndodhur”- ka shkruajtur në Facebook, Këshilltari Bashkiak Sven Ambrosy i cili ishte personi që njoftoi hetimin e Policisë për publikun.

Emri i infermieres nuk bëhet me dije, por dyshimet për të kanë lindur pasi ajo kishte shprehur qëndrime kundër vaksinave në rrjetet sociale.

Të gjithë qytetarët të cilët dyshojnë se mund të kenë marrë serumin dhe jo dozën anti-COVID janë thirrur nga autoritetet lokale për të bërë sërish vaksinën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]