fbpx

Të zhdukurit e luftës në Kosovë, Dua Lipa dhe babai i saj bashkëndjejnë me familjarët e tyre

nga Revista Kosovarja

30 gushti po shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, derisa sot po bëhen 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1600 persona figurojnë si të zhdukur.

Presidentja, Vjosa Osmani gjatë ditës bëri homazhe te Memoriali për të Zhdukurit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Me dhimbjen e familjarëve të të zhdukrve po bashkëndjen edhe artistja shqiptare me famëbotëre, Dua Lipa, si dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Në llogaritë e tyre në Instagram, ata kanë shpërndarë postimin e presidentes Osmani gjatë homazheve të ditës së sotme, derisa i kanë vënë theks numrit të të zhdukurve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]