fbpx

Adhurim Demi: Ska faj Albini, s’munet me shku derë më derë me i lutë njerëzit mu vaksinu

nga Revista Kosovarja

Pasi numri i viktimave ditën e djeshme shkoi në 36, reagimet ishin të shumta edhe nga figurat e njohura.

Aktori Astrit Kabashi përmes një shkrimi në Facebook tha se nuk është turp dorëheqja, pasi sipas tij e turpshme është të fshihesh edhe pas këtyre rasteve.

Por, me Astritin nuk po pajtohet aktori kosovar, Adhurim Demi, i cili ka komentuar në statusin e Kabashit, derisa i ka thënë se Albin Kurti nuk është fajtor, por vet qytetarët.

I njëjti ka shkruar se Albin Kurti nuk mund të shkoj në secilën shtëpi, e derë më derë për t’i vaksinuar qytetarët.

“Unë mendoj se komplet fajet i ka populli vet, se nuk janë ruajtur, s’kanë dashur të vaksinohen. Albini nuk ka kapacitet me shku shpi më shpi, derë më derë, e mi lut njerëzit me shku me marrë vaksinën”, shkruan aktori Demi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]