fbpx

Turi rrëfehet për herë të parë pasi u bë baba, nga portreti i vajzës deri te numri i fëmijëve që dëshiron

nga Revista Kosovarja

Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë më datën 15 korrik.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Që nga ai moment çifti nuk kanë nguruar të postojë vazhdimisht foto të vogëlushes, duke shuar çdo kuriozitet.

Mbrëmjen e sotme, ka qenë Turi që ka zhvilluar një “intervistë” në Ask Me në Instastory dhe padyshim pyetjet më të shumta kanë qenë rreth Atarës.

I pyetur se kush e ledhaton më shumë të bijën, ai ka thënë Orinda.

Më tej, Turi ka treguar se tani që e di ndjesinë dhe përkujdesin si baba për fëmijën, dëshiron të ketë katër të tillë.

Në fund, ai ka ndarë edhe një foto të ëmbël “live” të Atarës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]