fbpx

“Për’puthen +40”, Iliri flet për ndarjen nga Gilberta

nga Revista Kosovarja

Iliri dhe Gilberta dolën si çift nga program, “Për’puthen 40+”.

Mirëpo, pas shumë çasteve romance, ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Iliri i cili ka qëndruar i heshtur në këtë aspekt, përmes një postimi në Instastory shpalosi të vërtetën.

Ndërkohë, deri më sot Iliri kishte qëndruar i heshtur rreth ndarjes, por duket se është lodhur nga pyetjet e shumta e ka vendosur të reagojë. Ai ka treguar se është i lumtur që është beqar.

“Ka akoma, që pas shpifjeve lushnjare, më pyesin se a është e vërtetë që…? Dëgjoni o milet: Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar; nuk kam as grua dhe as fëmijë; të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit! Pra sha dhe jam lumturisht single”, ka shkruar Iliri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]