fbpx

Ndodh edhe kjo: Picë me kokainë në vend të kripës

nga Revista Kosovarja

Një egjiptian në provincën e Monzas në Itali është arrestuar pasi bënte pica me kokainë.

Mediat shkruajnë se 38-vjeçari, i cili është edhe pronari i picerisë mbante doza me kokainë në kavanozin e kripë dhe këtë ua dërgonte këtë klientëve të tij.

Karabinierët e zbuluan këtë duke ndaluar një klient të tij për kontroll, i cili sapo kishte dalë nga piceria dhe po dërgonte porosinë.

Sipas mediave të huaja, u sekuestruan mbi 50 doza kokaine nga policia, të fshehura në kavanozë të ndryshëm.

Për klientët e tij, prodhuesi i picave kishte aktivizuar linjën dhe kodin për porositë “speciale”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]