Derisa çdo ditë e më shumë çdo lëkurë dhe trup duket përfekte në secilën femër të estradës, Rozana Radi vjen një mesazh pasi akuzohet për fotoshop.
Së fundi, ajo postoi një fotografi ‘selfie’ në llogarinë e saj ‘Instagram’, ku në mesin e komenteve kishte edhe një kritikë nga dikush që e kishte akuzuar se ka përdorur një proogram për të bërë lëkurën e pastër, shkruan “Kosovarja”.
Këngtarja këtë e zbuloi përmes një InstaStory ku e postoi fotografinë e saj pa editim dhe krahë saj ka shkruar një mesazh mbi kritikën që ka pranuar.
“Postova mbrëmë këtë foto dhe e editova në pastrimin e fytyrës. Më akuzoj një grua për Face App! shpjegova që kam patur këta sy këtë buzë dhe këtë hund që në lindje. Po e ripostoj pa editim për vete sepse nuk jam e detyruar ti jap shpjegime askujt. S’më plas fare po fare te fshi cdo grua burrë vajze djalë që hyn në insta tim si kujdesare dhe më tregon si të jetoj jetën me editim pa editin jetën time. Është fytyra ime dhe unë vdes për të sepse i kam ngjarë babit tim që ishte për mua më i mirë në botë. Këtu e mbyllim diskutimin. S’dua as komplimenta flm!”m, ka qenë shkrimi i bukuroshës.
Kjo nuk është arstistja e parë që ka prauar të tilla kritika por mund të thuhet se në të shum,tën e rasteve edhe janë të vërteta.