fbpx

Sinan Hoxha feston ditëlindjen, pranon urim të veçantë nga Andrra

nga Revista Kosovarja

Artisti, Sinan Hoxha sot feston ditëlindjen dhe këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Andrra Destani.

Bukuroshja ka postuar imazhe nga momente të lumtura me partnerin duke i bërë një dedikim të veçantë për përvjetorin e lindjes, shkruan “Kosovarja”.


“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!”, ka qenë shkrimi i Andrës që ka bërë bashkangjitur me fotografitë në Instagram.


Kujtojmë se çifti ka disa vite që janë martuar dhe kanë dy djem së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]