fbpx

Ramush Haradinaj flet për çështjen e shpronësimeve, ka një pyetje publike për Kurtin

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth akuzave të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, se në kohën sa ishte Kryeministër, Haradinaj ka bërë keqpërdorime në shpronësimin e tokave

Haradinaj tha se cështja e shpronësimeve kalon përmes departamentit të shpronësimeve i cili verifikon bazën ligjore nëse duhet të shpronësohet një pronë, dhe departamenti që merret me vlerësimin e pronave.
“Kryeministria dhe Kryeministri nuk kanë mekanizma në Kryeministri, por janë të Qeverisë dhe janë të përhershme dhe janë të njëjta që i ka edhe ky dhe kjo Qeveri vazhdimisht merr vendime për shpronësime bazuar në dy trupa, njëra është departamenti i shpronësimeve që verifikon bazën ligjore, a duhet të shpronësohet një pronë, dhe tjetra është një trupë që merret me vlerësimin e pronave, vlerën e tyre. Ata nuk janë fare të Kryeministrit, dhe Qeveria Kurti, që ka marrë vendime për shpronësim, i merr prej tyre, Qeveria Mustafa, Qeveria Thaci, qeveria tjetër”, deklaroi Haradinaj.

Lideri i AAK-së tha se prona e cila shitet përmes privatizimit, ka status tjetër kur kalon në pronë private. “Këta janë pak komunista n’kry, këta kujtojnë pse është shitur në privatizim një pronë, ai ta jep ty me të njëjtin cmim, nuk është ashtu, prona private e ka statusin e vet, si ia ke shitur dikujt më s’mund ta obligosh atë si të ta kthejë ty apo të ta shesë”, tha Haradinaj në një intervistë televizive. Haradinaj ka pyetur publikisht Kryeministri Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca, dhe ministrat e Qeverisë Kurti, për cfarë arsyeje e kanë punësuar Nexhat Krasniqin në Ministrinë e Mjedisit, Punës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën e udhëheq Liburn Aliu, e të cilin Vetëvendosje e kishte konsideruar si “baba i tenderëve” e kupola e krimit”.

“Mund të ketë dallavere në shpronësime me toka, nuk them që s’ka apo s’ka pasur apo që s’do të ketë, këta e kanë vetëm një problem, krejtë kjo Qeveri e ka vec një problem, këtyre po iu dhemb shumë që unë po e pyes Albin Kurtin, edhe sot po ia bëj një pyetje, i nderuar Kryeministër i Kosovës, po të flet Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, kryetar partie dhe deputet, i nderuar Glauk Konjufca që e ke dëgjuar cka më kanë pyetur mua, sepse ke qenë deputet, cka më ka oyetur Albulena Haxhiu, ministre e sotme e Drejtësisë, që i obligohet një lloj parimi të drejtësisë, cka më ka pyetur mua ministri i sotëm i rendit, Xhelal Svecla, cka më ka pyet mua ministri i sotëm i tenderëve, sepse është i tenderëve, Liburn Aliu, a e ke dëgjuar ti situatën me Xhelal Sveclën me këtë Nexhat Krasniqin, ku është problemi, a është qai Nexhati hajn, se me këni thënë ‘heke prej pune se je ka punon me hajnin’, unë e kam larguar bazuar në ta, këta e kanë kthyer në punë po japin tenderë me të, pra a është Albini Nexhat, a është ky Hekurani Nexhat, a është Albulena Haxhiu Nexhat, që është ministr e Drejtësisë e s’po e cel gojën, a është Xhelal Svecla Nexhat, a është Liburn Aliu e Durmishi, këta janë kjo Qeveri ju siguroj, nuk po dua të them se një shkelje ligjore është më e keqe se tjetra, nëse ka shkelje ligjore unë kam thënë, kushdo që ka bërë dallavere në këto drejtime në burg e ka vendin”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se nuk është i përfshirë në shititje të tokave. Ai deklaroi se e vetmja tokë të cilën e ka blerë është ajo në vendlindjen e tij në Gllogjan, dhe atë me cmim të tregut. “Qeveria e Kosovës nuk i ka bërë këto vlerësime, nuk e di Qeveria, nuk e di Kryeministri, as Albin Kurti sot, mënyrën e vlerësimit. Nuk është i përfshirë Ramush Haradinaj në shitje të tokave, Ramush Haradinaj po iu kallëzoj këtyre, e ka blerë me cmim të tregut në kodrat e Gllogjanit, kurrë nuk kam blerë tokë jashta Gllogjanit, kurrë në jetë, nuk është një pronë, një metër katror që Ramush Haradinaj e ka privatizuar jashta Gllogjanit, atë në Gllogjan e kemi privatizuar për katun, e kam bërë për hatër të katunit tim, dhe ndihem krenar për këtë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]