fbpx

AAK: Të respektohet jeta njerëzore, të ruhet demokracia

nga Revista Kosovarja

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në një komumikatë të lëshuar nga kjo parti, thuhet se puna e palodhshme që po bëhet në secilën komunë të vendit, po reflekton frymën e fitores për AAK-në.

Gjithashtu, në komunikatë theksohet se “Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë”.

“Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen” – përfundon komunikata e AAK-së. Postimi i plotë: TË RESPEKTOHET JETA NJERËZORE, TË RUHET DEMOKRACIA Kryesia e AAK-së është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Fryma e fitores së AAK-së, reflektohet nga puna e palodhshme në secilën komunë të vendit. Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë. Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]