fbpx

Alvisa zbulon se kush i tha ‘bëhu egoiste’ ditën që erdhi ish i dashuri në “Përputhen”

nga Revista Kosovarja

lvisa ka sqaruar frazën e cila shkaktoi shumë zhurmë në publik.

Në puntatën e parë të “Për’puthen Prime”, Hyseni u bë pjesë e programit por Alvisa la studion sepse të dy kanë pasur një romancë rreth 3 vite që përfundoi 5 muaj para nisjes së “Për’puthen.”

Bruno shkoi menjëherë pas saj dhe e bindi që të kthehej. Teksa po hynte në studio, dëgjohej një zë që thoshte “bëhu egoiste” dhe bëri xhiron e rrjetit sikur ishin skenaret e Për’puthen.

Alvisa ka sqaruar ditën e sotme gjithçka duke thënë: “Ai zëri ka qenë i Brunos. Në situatën që më ka parë Bruno nuk më ka parë askush, ndaj dua ta falenderoj.”

Ndërsa Bruno shtoi, “I thashë të vijë dhe të tregohet egoiste”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]