fbpx

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, 4 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas këtij Shërbimi, trajtim mjekëor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientëSpitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]