fbpx

Pacienti nga Spitali i Gjilanit i interesuar të votojë: S’ka ardhë askush me na pyetë

nga Revista Kosovarja

Në spitalin e Gjilanit gjenden një numër jo i madh i pacientëve të cilët kanë shprehur interesim për të shfrytëzuar të drejtën e tyrë për të votuar.

Njëri nga pacientët që po trajtohet në këtë spital ka thënë se askush nuk ka shkuar për t’i pyetur nëse kanë votuar apo jo.

“Po normalisht, jemi të interesuar por s’ka ardhë askush me na pyet. Mendoj që këto zgjedhje janë më të rëndësishme për ne se ato nacionale. Probleme ka shumë, në arsim, edhe në mjekësi siç po e shihni, mjekët nuk rrinë shumë me pacientë, njihemi si me qenë në faj”, ka thënë një nga pacientët për T7.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]