Pas festës së ditëlindjes Enca nuk u kthye në vendin e saj por është duke e shijuar pushimin jashtë mase në qytetin luksoz të Dubait.
Prej atje artistja po ndanë imazhe dhe momente të ndryshme ku po tregon se është duke i shijuar shumë ky vend dhe kjo eksperiencë, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, ajo ka treguar përmes InstaStory që është në shoqërinë e një shoqeje dhe se po dalin të darkojnë së bashku.
Derisa na ka prezentuar edhe me shoqen e saj që po kënaqet ajo ndau edhe një moment tjetër interesant të realizuar nga vetë këngëtarja.
Ajo ka postuar një video ku e lëpinë një djalë në dhëmbë ose siç quhet ‘puthje franceze’, i cili ka të vendosur një maskë në fytyrë derisa ajo ka edhe një shkrim mbi videon.
“Ky është tipi imë i djemëve”, derisa djali në fjalë nuk dihet kush është dhe çfarë roli kishte në atë festë.