fbpx

Dasëm mes dy femrave, aktorja zbulon detajet!

nga Revista Kosovarja

Aktorja e famshme Kristen Stewart njoftoi se ishte fejuar me të dashurën e saj Dylan Meyer pas dy vitesh së bashku. Aktorja 31 vjeçare e bëri me dije lajmin në Howard Stern, teksa promovonte filmin e saj të ri Spencer, në të cilin luan rolin e Princeshës Diana.

Kristen zbuloi se nuk do ta bëjnë dasmën e tyre për të paktën një vit, për shkak të Covid-19.

“Nuk më interesojnë lulet dhe këto gjëra. Ushqimi duhet të jetë në pikën e duhur.”, tha ajo duke shtuar se do të jetë një nuse larg tradicionales, me xhinse dhe me një triko të thjeshtë.

Aktorja e famshme tha se preferon të organizojë një ceremoni të thjeshtë në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku mund të shkëmbejnë betimet dhe të festojnë.

“Është thjesht një justifikim i shkëlqyeshëm për t’u mbledhur dhe për të thënë ‘të dua’ para të gjithë miqve të tu.”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]