fbpx

Kanoset me vrasje një person në Podujevë nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën

nga Revista Kosovarja

Një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, që nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën do të vritet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE/ Podujevë 06.11.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]